Personi në foto, është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili u vra mëngjesin e sotëm në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, pasi u qëllua me breshëri plumbash brenda automjetit të një kompanie ku ishte i punësuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 dhe ka tronditur zonën.
Të lidhura
Sipas burimeve nga hetimet, një nga pistat kryesore që po shqyrtohet është ajo e hakmarrjes.
Dyshohet se viktima mund të ketë pasur lidhje të mëhershme me ngjarje kriminale në zonë, përfshirë një dyshim për përfshirje në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen, i cili rezulton të ketë qenë i afërm i Armando Gjinit.
Megjithatë, policia sqaron se deri tani Valter Lleshi nuk ka qenë i hetuar apo i skeduar si i dyshuar për atë ngjarje. Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivin e plotë të krimit dhe për të identifikuar autorët e vrasjes.



