Këtë të mërkurë, një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në ambientet e një lokali në zonën e Kunes në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur si një debat verbal mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit, për motive që ende nuk dihen.
Më pas, konflikti ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, ku i plagosur ka mbetur Kristian Gjoni, 35-vjeç.
Të lidhura
None found
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.
Gjoni nuk njihet si një person problematik apo me precedentë penalë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
