I shpallur në kërkim prej vitit 2017/ Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të policisë

Një 43-vjeçar i identifikuar si Violand Braçellari, është autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër Edison Adri.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni policor në Lozhan të Maliqit për kapjen e 43-vjeçarit, i cili prej vitit 2017 ishte në kërkim për llogari të policisë së Vlorës.

Gjatë lokalizimit të Braçellarit, ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes tij dhe efektivëve të policisë, ku për fat të keq mbeti i vrarë polici i Shqiponjave, Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri.

Autori Violand Bracellari, cilësohej si një person i rrezikshëm, i njohur në zonën e Maliqit për ngjarjet e mëparshme kriminale ku dyshohet se ka qenë i përfshirë.


Shtuar 4.06.2026 09:32

casibomcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetbetciobetpark girişgalabetjojobetjojobetmatbetJojobetmatbetGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşiGrandpashabet ekşijojobetjojobetJojobet girişMarsbahis GirişjojobetJojobetbetparkbetparkCasibom