Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë në zonën e Lozhanit në Maliq, ku një efektiv policie u vra ndërsa një tjetër mbeti i plagosur gjatë një operacioni për arrestimin e një personi në kërkim.
Sipas informacioneve policore mëngjesin e sotëm (4 qershor) strukturat e policisë pasi kanë identifikuar një person në kërkim kanë zhvilluar një operacion për kapjen e tij në zonën e Maliqit.
Të lidhura
Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet personit nën kërkim, shtetasit Violand Braçellari, 43 vjeç dhe policisë.
Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie, shtetasi Enea Mekolli, ndërsa polici i plagosu është Edison Adri. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe personi i shpallur në kërkim, i cili është ndalur.
Efektivi i plagosur pritet që të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore.


