SPAK tërhiqet nga Zvërneci/ Lirohen llogaritë bankare të miliarderëve nga Katari

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bërë një hap pas, duke liruar llogaritë bankare të kompanisë nga Katari që është e angazhuar në projektin turistik të Zvërnecit. 24 orë më parë, këto llogari ishin bllokuar fillimisht si pjesë e një hetimi mbi dyshimet për një skemë të tjetërsimit të pronave në këtë zonë bregdetare.

Mësohet se llogaritë e zhbllokuara i përkasin kompanisë së vëllezërve miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat. Sipas të dhënave, ky vendim i shpejtë i organit të akuzës u mor për të shmangur një përballje të mundshme ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Pavarësisht lirimit të llogarive bankare, SPAK po i vijon hetimet sa i përket ligjshmërisë së pronësisë mbi tokën.

Të lidhura

None found

Ky zhvillim pason edhe një paralajmërim të bërë publik më herët nga Kryeministri Edi Rama, i cili i bëri thirrje SPAK-ut që të mos pengojë investitorët e huaj me bllokime, por të vazhdojë hetimet e nevojshme për çështjet e pronësisë pa cenuar projektet.

Në kuadër të të njëjtit hetim për kalimin e dyshuar të pronave shtetërore në duar private, SPAK ka sekuestruar edhe llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”. Po ashtu, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontroll ndaj një prej administratorëve të kësaj kompanie, Redi Struga, si pjesë e veprimeve hetimore që po zhvillohen për këtë dosje.


Shtuar 3.06.2026 09:09

jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetmarsbahisbetpark girişjojobetgrandpashabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşiGrandpashabet ekşiceltabetJojobet GirişjojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Girişnanohmtestjojobet