“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”, Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Kreu i qeverisë ka deklaruar se, të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE. Në 35-vjetorin e PS, Rama theksoi se kjo sfidë nuk kërkon sakrifica të jashtëzakonshme, por një angazhim patriotik për të mbrojtur interesin kombëtar.

Sipas tij, vota për PS-në në këtë fazë është e lidhur direkt me anëtarësimin në BE. Megjithatë, kreu i qeverisë ngriti edhe një alarm, duke paralajmëruar se jo të gjithë aktorët politikë, brenda apo jashtë Shqipërisë, e duan integrimin e vendit.

Të lidhura

None found

“Të rreshtohesh sot me PS-në është të rreshtohesh me fuqinë e shqiptarëve për ta çuar Shqipërinë krenare aty ku për shumë kohë është parë si një vend me bisht. Nuk është një luftë më armë, nuk i kërkohet njeriu të shesë pasurinë për kauzën. Gjëra që i kanë bërë rilindasit tanë, heronjtë tanë. Nuk i kërkohet njeriu të bëjë asgjë më shumë se qytetarin e mirë e patriot. Të reshtohesh sot me PS është të rreshtohesh me fuqinë e shqiptarëve për ta çuar Shqipërinë krenare aty ku është parë si një vend me bisht.

Mos kujtoni se të gjithë e duan Shqipërinë në BE. Në çdo shtet të Europës ka forca që nuk e duan, këtu në Shqipëri ka forca që punojnë kundër Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pra po na rrëshqiti ky moment, jo për të mbuluar gabimet apo për të mos dalë e treguar kazanët me plehra, por për t’i mbajtur sytë te horizonti. Nuk do të jetë e lehtë do të jetë edhe më e vështirë”, tha Rama në 35 vjetorin e PS në Tiranë.


Shtuar 2.06.2026 20:36

Tags: ,
jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomholiganbetMadridbetMadridbetmarsbahismarsbahis girişjojobetgrandpashabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşiGrandpashabet ekşiholiganbetCasibom GirişJojobet GirişjojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Girişnanohmtest