Policia e Tiranës, ka reaguar lidhur me grabitjen e ndodhur mesditën e sotme në një filial të OTP Bank në rrugën “Gjin Bue Shpata”. Uniformat blu, bëjnë me dije se personi i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe dyshohet se në kërcënimin e armës, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Të lidhura
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

