Një fundjavë dinamike paraqitet për këto shenjat të horoskopit që “do të humbasin” kontrollin gjatë ditëve në vazhdim.
Dashi
Nëse ka një gjë për të cilën keni zero tolerancë, janë ata njerëz që kur mërziten hedhin poshtë gjëra dhe njerëz dhe nuk duan që t’ia dinë më për to. Fatkeqësisht këto ditë do të shndërroheni vetë në një njeri të tillë. Do ta kërkoni luftën edhe aty ku nuk është. Nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë lloj agresioni, përveç ndikimit të Marsit në Pluton.
Luani
Do jesh si në një fazë tranzicioni. Do mendosh me vete: çfarë dreqin po të ndodh me jetën time dhe mua? A duhet t’i shndërrosh vërtet miqtë në armiq e pastaj në viktima? Do vish shumë shpejt në vete dhe do qetësohesh. Fli pak më shumë dhe pastaj përpiqu ta kontrollosh veten, pas datës 18 korrik.
Shigjetari
Askush nuk është më konkurrues se ju, Shigjetar, por këto ditë do t`i shtoni dozat. Do kesh thjesht nevojën të tregosh që je më i miri. Do jeni gati ta shndërroni veten në Zot. Egoja juaj do rritet e do bëhet sa Universi. Do nxitësh imagjinatën dhe do kesh ditë intensive. Ulu Shigjetar me këmbë në Tokë, qetësohu!