Lala: SPAK po heton prej 1 viti e gjysëm çështjen e Zvërnecit! Do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se hetimet e SPAK për çështjen e Zvërnecit nuk janë të reja, por kanë nisur rreth një vit e gjysmë më parë dhe po vijojnë me intensitet. E ftuar në Studio24, Lala tha se SPAK ka grumbulluar materiale hetimore që, sipas saj, mund të çojnë në zhvillime të rëndësishme dhe të prekin figura të nivelit të lartë.

“Jemi ende herët për të kuptuar çfarë po ndodh me Zvërnecin, por ama di një gjë: që SPAK ka një dosje që mund të përvëlojë shumë nivele të larta. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Që do të thotë ka veprime konkrete që nuk kanë filluar sot dhe nuk është e vërtetë që hetimet kanë nisur sot dhe kryesisht, por është një hetim që zgjat prej më shumë se një viti e gjysmë. Flas për hetimin e SPAK-ut që ka rreth një vit e gjysmë që ka nisur dhe që ka veprime konkrete.

Të lidhura

None found

Madje, dhe ditën e sotme në News24, asnjë televizion tjetër nuk e transmetoi, por ne kishim të gjitha lëvizjet e SPAK-ut duke ushtruar kontrolle tek njerëz të besuar apo të bashkëlidhur me Artur Shehun, që njihet si një personazh kontrovers i botës së krimit, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka pasur në mesin e atyre që janë kontrolluar në banesa dhe zyra, biznesmenë të njohur, janë sekuestruar celularë… Pra, ka një hetim shumë të thelluar që mendoj se dhe aty brenda në atë hetim nuk janë vetëm dokumente, por në informacione që News24 disponon, ka edhe përgjime, ndoshta-ndoshta edhe të prokurorive të huaja, të cilat kanë qenë duke hetuar grupe të strukturuara kriminale dhe individë për llogari të tyre, kur ndërkohë kanë përgjuar edhe eksponentët shqiptarë të krimit”, tha ajo.


Shtuar 1.06.2026 22:31

Tags: , ,
meritkingcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahismarsbahisbetgaranti girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetkavbetJojobetCasibomkavbetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişjojobetCasibom GirişcasibomJojobet GirişcasibomCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş