Aleksis Tsipras ka zgjedhur një rikthim të bujshëm në politikën greke duke prezantuar partinë e re ELAS, Aleanca e Majtë Greke.
Ish-kryeministri, i cili vitin e kaluar dha dorëheqjen nga Syriza, paraqiti programin e forcës së re dhe shtatë angazhimet kryesore që synojnë të sfidojnë qeverinë e Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet e ardhshme.
Të lidhura
None found
Mesazhi më i fortë i programit lidhet me dinjitetin social, mbrojtjen nga shtrenjtësia, paga të denja, barazi gjinore, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe garantimin e të drejtave të komunitetit LGBTI+.
Tsipras theksoi gjithashtu nevojën për një politikë migracioni që të sigurojë kufijtë, por edhe të ofrojë pritje humane dhe integrim të refugjatëve e emigrantëve në arsim dhe tregun e punës.
Ai premtoi forcimin e demokracisë dhe transparencës, një model ekonomik të mbështetur te prodhimi vendas dhe bujqësia, shtetin social me akses më të madh në shëndetësi, arsim e strehim, mbrojtje nga krizat energjetike dhe ndryshimet klimatike, si dhe investime në teknologji, siguri kibernetike dhe transformim digjital.
