Aksident me 2 të plagosur në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd.

Burime bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur 2 drejtuesit.

Të lidhura

None found

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Bulqizës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 26.05.2026 22:24