Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro nuk lejohen të kryhen me para të gatshme.
Sipas njoftimit të ATK-së, këto pagesa duhet të bëhen vetëm përmes llogarisë bankare ose formave elektronike të pagesës.
Të lidhura
None found
“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar”, ka njoftuar ATK.

