Negociatat/ Rama: Mister i gëzueshëm, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit! 2030 do jetë edhe Viti Europian i Naimit

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e cilësuar si një “mister të gëzueshëm” përkimin e avancimit të negociatave me 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashëri.

Rama bëri të ditur se është dhënë “drita jeshile” për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimi Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila pritet të mbahet nesër.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë e cilësoi Naim Frashërin si “udhërrëfyesin gjenial” të aspiratës shekullore të shqiptarëve drejt Europës, duke përmendur shprehjen simbolike të poetit: “Diellit që lind andej nga perëndon”.

“Me punën tonë të përbashkët, nën dritën e amanetit të tij dhe rilindësve tanë, e me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit, vitin e “Diellit që lind andej nga perëndon. Dhe nëse siç tha Konica, kur u shtie në dhé Naimin e përcollën 300 shqiptarë, në Shqipërinë 2030 Shqipëribërësin e madh do ta kremtojë të gjallë një popull i tërë, i bërë njësh me familjen e Europës së Bashkuar”, shkruan Edi Rama në Facebook.

Postimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES

Është një mister i gëzueshëm, që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Europian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, udhërrëfyesit gjenial të aspiratës sonë shekullore drejt “Diellit që lind andej nga perëndon”.

Me mirënjohje të madhe e kujtojmë në këtë 25 maj “Shqipëribërësin” e madh dhe të pavdekshëm, duke e thirrur Orën e Mirë të shpirtit të tij për ditët e mira që paskëtaj vijnë për kombin e për shtetin tonë.

Me punën tonë të përbashkët, nën dritën e amanetit të tij dhe rilindësve tanë, e me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit, vitin e “Diellit që lind andej nga perëndon. Dhe nëse siç tha Konica, kur u shtie në dhé Naimin e përcollën 300 shqiptarë, në Shqipërinë 2030 Shqipëribërësin e madh do ta kremtojë të gjallë një popull i tërë, i bërë njësh me familjen e Europës së Bashkuar.

Javë të mbarë


Shtuar 25.05.2026 08:31

meritkingcasibomjojobetjojobetjojobetcasibomMadridbetMadridbetcasibom girişacarbet girişJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/pokerklascasibomcasibomholiganbet girişmatbetholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis Güncel GirişHoliganbet GirişHoliganbet Güncel GirişMarsbahis GirişMarsbahis Güncel Giriş