Panik në kompleksin “Kadiu”, flakët përfshinë gjatë natës një nga pallatet e sapondërtuara në zonën e Ali Demit në Tiranë, evakuohen banorët

Mbrëmjen e djeshme, një zjarr ka shkaktuar panik në kompleksin “Kadiu”, në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku flakët përfshinë një nga pallatet e sapondërtuara të kompanisë “Kontakt”, në pronësi të biznesmenit Fatmir Bektashi.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, zjarri dyshohet se ka nisur në kabinën e automateve elektrike të pallatit.

Të lidhura

None found

Aktivizimi i alarmit të emergjencës dhe tymi i dendur detyruan dhjetëra banorë, mes tyre familje me fëmijë, të dalin me urgjencë jashtë banesave.

Situata u rëndua edhe më shumë nga vështirësitë për ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës. Banorët pretendojnë se rruga përpara pallatit ishte e bllokuar, duke penguar hyrjen në kohë të zjarrfikëses dhe ambulancës.

Qytetarët kanë ngritur shqetësime serioze për standardet e sigurisë brenda kompleksit, duke theksuar se rrugët e brendshme janë jashtë parametrave të nevojshëm për qarkullimin e mjeteve të emergjencës në raste kritike.

Kompleksi rezidencial ende nuk është përfunduar plotësisht, ndërsa pallatet janë banuar vetëm prej pak muajsh.

 


Shtuar 25.05.2026 08:53

meritkingcasibomjojobetjojobetjojobetcasibomMadridbetMadridbetcasibom girişacarbet girişJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/pokerklascasibomcasibomholiganbet girişmatbetholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis Güncel GirişHoliganbet GirişHoliganbet Güncel GirişMarsbahis GirişMarsbahis Güncel Giriş