Zgjedhjet për kreun e PD/ Vokshi: Deri në orën 3 kanë votuar 28,379 demokratë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi theksoi se procesi i votimit në degët e Partisë po vijon normalisht dhe me pjesëmarrje të rregullt.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi njoftoi se deri në orën 15:00, në 77 degët e Partisë Demokratike kanë votuar 28 mijë e 379 anëtarë. Deputetja nënvizoi se listat e votuesve janë përditësuar vazhdimisht, duke reflektuar lëvizjet në diasporë dhe anëtarësimet e reja.

Të lidhura

None found

Deklarata e Vokshit:

“Atëherë, kohë pas kohe po jap informacionin e orës 3.Në daljen e fundit ju informuam për pjesëmarrjen midis orës 12 e gjysmë. Nga kontaktet që kemi pasur me të gjitha degët, po ju informoj që pjesëmarrja deri në orën 15:00 në 77 degët e Partisë Demokratike, rezulton që të jetë 28,379 votues. Mendoj që kjo dalje është vetëm për pjesëmarrjen, për procesin e votimit. Me të mbaruar procesi i votimit neve do t’ju japim të gjitha sqarimet për numrin e votuesve të Partisë Demokratike që kanë të drejtë vote dhe janë ftuar sot.

Kjo do të thotë që janë punuar listat, janë pastruar listat. Një pjesë janë larguar në diasporë, por do t’ju japim të gjitha detajet e nevojshme. Pra, jemi transparentë deri në fund, ju kemi dhënë një numër siç është sot. Nesër mund të rritet ai numër sepse ka anëtarësime të reja, mund të zvogëlohet sepse ikin nga diaspora. Pra, është ‘working progress’, por sot është ky numri i cili është ftuar për të votuar për referendumin, për të zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike. Faleminderit.”, njoftoi Vokshi.


Shtuar 23.05.2026 16:30

meritkingcasibomjojobetjojobetcasibomholiganbetMadridbetMadridbetJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin Girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/superbetincasibomcasibomholiganbet girişdirect to wallet crypto swap