Babai i Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e GJKKO.
Mustafa Martinaj, shihet teksa ecën me vështirësi dhe me një bastun në dorë.
Të lidhura
None found
Kujtojmë që Mustafa Martinaj pak ditë më parë, më 12 maj hodhi akuza edhe në drejtim të Policisë së Shtetit, duke deklaruar se drejtues dhe ish drejtues të policisë janë të interesuar për mos zbardhjen e ngjarjes.
Ndaj Martinajt vijon një proces në Gjykatë, ku SPAK kërkon konfiskimin e 34 pasurive dhe personave të lidhur me të, me vlerë rreth 10 milionë euro, me akuzën se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

