Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan, ku prej më shumë se dy orësh ka trafik të rënduar dhe radhë të gjatë mjetesh që shkon në disa kilometra.
Nuk ka informacion zyrtar për shkakun e këtij trafiku të rënduar, teksa moti i keq ka përkeqësuar gjithashtu lëvizjen gjatë minutave të fundit.
Të lidhura
None found
Problemet nisën pak pas mesditës dhe u rënduan pas orës 15:00, ku automjetet kanë mbetur pothuajse totalisht të bllokuara, pa lëvizur fare.
Sipas tij, kolona e mjeteve me tre rreshta shtrihet nga dalja e tunelit deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët.
Deri në këto momente nuk ka ende një informacion zyrtar mbi shkakun e bllokimit të aksit, ndërsa drejtuesit e automjeteve vijojnë të presin në trafik prej orësh.
