Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar protestën e radhës, duke kërkuar të drejtën legjitime për ta zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Thirrjes së tyre i është bashkuar edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili ka bërë apel për mbështetje sa më të madhe.
Të lidhura
None found
“Gjuha është një nga shtyllat e Identitetit; kur ajo mohohet, mohohen të gjitha të drejtat për barazi, zhvillim dhe përkatësi! Ne nuk pretendojmë asgjë më shumë sesa atë që kemi fituar nëpërmjet sakrificës së paraardhësve tanë dhe të drejtës sonë të studiojmë në gjuhën tonë etnike, autoktone dhe shtetformuese. Bashkohu dhe ti”, shkruan Cana duke kërkuar sa më shumë mbështetje.

