A janë ndarë Brikena dhe Mateo? Ky mesazh në rrjetet sociale po trazon ‘ujërat’

Një mesazh anonim që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme mes Brikena dhe Mateo. Sipas pretendimit që po bën xhiron e rrjetit, dyshja mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tyre, por pa e bërë ende publike këtë vendim.

Personi anonim, që pretendon se jeton pranë çiftit, shkruan se prej disa ditësh nuk e ka parë më Brikenën në zonën ku ajo qëndronte zakonisht, duke shtuar kështu dyshimet për një krisje në marrëdhënien e tyre.

Të lidhura

None found

“E di ti që janë ndarë Brikena dhe Mateo apo s’e di dhe nuk po e bëjnë publike ndarjen e tyre. Kaq di të them, jetoj në…dhe kam një javë që se shikoj Brikin aty,”-thuhet në informacionin që ka bërë xhiron e rrjetit.


Pas publikimit të këtij mesazhi, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe aludime mbi statusin aktual të çiftit, ndërsa ndjekësit po analizojnë çdo detaj nga postimet dhe mungesa e tyre në publik.

Rikujtojmë, se gazetari i njohur, Redjon Shtylla, ka qenë sot në një lidhje direkte me emisionin “Breaking me Fiori Dardha” në Top News, ku ka folur për disa nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP5”. Teksa po komentonte çiftin Mateo-Brikena, gazetari dha disa detaje në lidhje me karrierën e kësaj të fundit. Sipas tij, ish-banoren do t’a shohim shumë shpejt krah Ed Manushit në “Top Arena”.


Shtuar 15.05.2026 17:41

Tags: ,
CasibomjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobetJojobet