BE ka vendosur vijën e kuqe për Ballukun/ Ish-ministrja e Integrimit: Anëtarësimi në vitin 2027 i pamundur, ja shkaqet e bllokadës

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI (sot PL), Klajda Gjosha, shprehet se shkaku kryesor i bllokimit të integrimit të Shqipërisë është Belinda Balluku, pasi mazhoranca vendosi që me shumicën e saj të kartonëve ta mbrojë në Kuvend, duke penguar drejtësinë për heqjen e imunitetit.

Ndërsa komentoi raportin e IBAR-it, aktualitetin politik në vend, rezolutën për integrimin në Kuvend dhe ecurinë e procesit, Gjosha dha disa teza gjatë intervistës në studion e “News24”.

Të lidhura

None found

Ajo shpjegoi se procesi me shumë gjasa do të jetë i bllokuar deri në vitin 2027, pasi BE ka vendosur një vijë të kuqe për rastin “Balluku”, që tashmë mazhoranca e ka shkelur.

“Raporti që sapo është prodhuar nga KE, është i gjerë. Ka shumë çështje të ngritura, ku mendoj se dhe në misionin fakt mbledhës që kanë pasur në Shqipëri, janë informuar mirë. Siç ishte çështja e imunitetit, ka pasur peshën e vetë. Mendoj se është pesha më madhore që rëndon ndaj kësaj bllokadë, apo proces pezull momentalisht. Nuk është çështja Balluku, por është një fenomen. Këtu besoj ka pyetje; pse nuk u dha vendimi? Pse nuk u ekzekutua. Këtu besoj se BE ka vijë të kuqe, nuk toleron. BE nuk është vetëm çështje letrash”, tha Gjosha.

Ish-ministrja, foli edhe për procesin dhe hapat e tij dhe arsyen përse do të jetë i bllokuar deri vitin e ardhshëm.

“Nuk do të doja të më dilte fjala, pasi bëhet fjalë për procesin e integrimit në BE. Më vjen keq që nuk është miratuar. Pikëpyetjet janë të mëdha. Disa nga vendet anëtare, madje disa prej tyre s’janë bërë kurrë pengesë e procesit, kanë ngritur paqartësi për këtë proces. Ajo që është për t’u marrë në analizë, është se kanë kaluar disa muaj. Sot kemi një shtyrje prej 4-5 muajsh nga ky proces. Kam ndjekur dhe me vëmendje se çfarë është thënë. Viti 2027 duket i paarritshëm për t’u integruar. 2028-ta është vit zgjedhor. Kur përfundon procesi? Politikisht, e shoh të pamundur. Vendet anëtare nuk marrin vendime avancuese, për sa kohë do të jenë zgjedhjet. E shoh që është e vështirë të arrihet deri në 2027 gjë. Nëse nuk ka gjë të re në Maj, është qershori, dhe vijojmë me shtyrje të mëtejshëm, ndaj i bën të pamundur negociatat në vitin 2027”, komentoi Gjosha.

Për ish-deputeten, rezoluta e fundit në Kuvend ka një fjalor “fëminor”.

“Kur lexoj rezolutën, është me fjalor fëmijëror. S’e di nëse është e qëllimtë aty. S’mund të themi ne që të themi në një rezolutë; që zotohemi se do t’i japim hapësirën opozitës për të dhënë kontributin e vetë në Kuvend. Madje unë pashë edhe mungesë deputetësh në sallë. Nuk ka transparencë për qytetarët. Integrimi s’është debat politik por për qytetarët dhe të ardhmen”, u shpreh ajo.

Në fund ajo ndau mendimin se integrimi do shumë punë dhe dialog politik, sepse kjo çështje i bën bashkë shqiptarët dhe mbetet i shumëpritur.

“Integrimi në BE i bën bashkë të gjithë shqiptarët. Proces tejet i vështirë për t’u arritur. Për mua ngrihen pikëpyetje se kur do të ndodhë ky integrim i vendit. Për të ndërtuar një vend në BE duhet shumë punë”, tha Gjosha.


Shtuar 15.05.2026 15:36

CasibomjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobetJojobet