U transferua nga burgu i Fushë-Krujës në atë të Peqinit për shkak të sigurisë, Durim Bami mbyllet në sektorin e sigurisë së lartë

Mbas transferimit të Durim Bamit nga burgu i Fushë-Krujës në Peqin, si raporton Anila Hoxha, për shkaqe të sigurisë së jetës dhe për të parandaluar ngjarje kundër tij është mbyllur në sektorin B të sigurisë së lartë.

Me një urdhër të brendshëm, Bami nxirret në oraret e ajrimit vetëm dhe i pashoqëruar nga të tjerët, dhe ky urdhër i dhënë policisë së burgjeve po zbatohet nga të gjitha turnet.

Të lidhura

None found

Të dhënat për ndonjë atentat të mundshëm mbahen sekret, raporton Anila Hoxha, ndërsa më herët, si rezulton nga shkresat, menjëherë mbasi u ekstradua nga Dubai, Durim Bami kërkoi të lirohej nga paraburgimi 313 sepse i rrezikohej jeta.

Burgjet prej ditësh po kryejnë kontrolle blic, dhe vetëm në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe në Reç janë rikthyer katër herë.


Shtuar 15.05.2026 10:59

CasibomjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobetJojobetMatadorbetMeritking