VIDEO/ Dashuria për Barcelonën nuk venitet kurrë! Mos e humbisni reagimin epik të Luis Enrikes kur mëson për triumfin ndaj Realit

Barcelona-Real Madrid dhe PSG-Brest u luajtën në të njëjtin orar 21:00 dhe pas fitores së parizienëve, trajneri Luis Enrike doli në konferencën për shtyp.

Përpara se të ulej në karrige ai pyeti: “Cili ishte rezultati në Barça-Real”?

Të lidhura

None found

Pasi dikush i tha që blaugranat kishin triumfuar me rezultatin 2-0, spanjolli festoi me pasion ndërsa bërtiti “hajde”, duke treguar llojin e dashurisë që ruan për Barcelonën.

Luis Enrike shfaqet mjaft i kënaqur që blaugranat morën titullin kampion dhe tregoi edhe një herë se sa e fortë është lidhja e tij me klubin. Reagimi i trajnerit u përhap shpejt në mediat sociale dhe tashmë është bërë viral.

View this post on Instagram

A post shared by 433 (@433)

Rikujtojmë që midis viteve 2014 dhe 2017, Luis Enrike udhëhoqi Barcelonën drejt shumë trofeve të mëdha, duke përfshirë dy tituj të La Ligës, tre kupa vendase dhe triumfin e fundit të klubit në Ligën e Kampioneve.

Edhe vite më vonë, reagimi i tij emocional tregoi saktësisht se sa shumë do të thotë ende Barcelona për të.


Shtuar 11.05.2026 11:36