“I mora dhe ujë të bekuar”, ish-banorja e Big Brother rrëfen momentin kur i vdiq i ati: Isha në Kishën e Laçit për t’u lutur për shëndetin e babit

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Xhodi, ka ardhur me një rrëfim ndryshe. Në emisionin “Se Luan Topi”, ajo ka treguar një nga ngjarjet më të rënda, e cila ka shënjuar fort në jetën e saj, humbjen e babait.

Mes lotëve, Xhodi është ndalur te dita kur dhe humbi babain. Ajo ka treguar se pak para se të merrte lajmin e kobshëm kishte shkuar në Kishën e Laçit për t’u lutur për shëndetin e tij, madje kishte marrë me vete dhe ujë të bekuar dhe gjëra të tjera simbolike që donte t’ia çonte të atit në spital.

Të lidhura

None found

Por ndërsa ndodhej në rrugëtim shpirtëror, ajo u njoftua se duhej të shkonte menjëherë në spital, pasi gjendja e babait nuk ishte e mirë. Fillimisht nuk iu tha e vërteta e hidhur, ndërkohë që sapo mbërriti në ambientet e spitalit e lajmëruan se i ati nuk po frymonte më.

“Shkova në Kishën e Laçit për t’u lutur për babin që ishte sëmurë. Sa shkova, lashë një meshë aty dhe më morën në telefon më thanë të shkoja sepse babi nuk ishte mirë, nuk më treguan që kishte ndërruar jetë.

Kisha marrë dhe ujë të bekuar, i kisha marrë të gjitha gjërat për t’i treguar që “shiko babi, kam shkuar te vendi që ti na thua gjithmonë”, te vendi që ai besonte…Kur ngjitem në katin e fundit të spitalit dhe doktori thotë që “Ardjani na la”, i kam hedhur të gjitha përtokë ato që kisha”, ka treguar ajo.


Shtuar 10.05.2026 16:08