Në Asamblenë e PS të mbajtur në Elbasan, kryeministri Edi Rama, tha se votat i duheshin PS-s, jo për karrike por për të realizuar negociatat. Ai tha se deri tani janë kaluar 27 ligje në funksion të negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.
Kryeministi ironizoi protestën e opozitës, duke thënë se, “Imagjinoni ju t’i kishim molotovarët se ku do ishim sot”.
Të lidhura
None found
“Ne kemi kaluar 27 ligje që ishte një paketë vetëm për negociatat. Ne i kemi në tavolinë të gjitha detyrat. Janë pafund…Imagjinoni ju t’i kishim molotovarët se ku do ishim sot, do na ishte bllokuar parlamenti, jo me vota për me buzëqeshje…Pra do vinim vërdallë si ajo shprehja që thotë duke i gjëmuar bishtit tonë,. Ndaj duheshin ato vota, ndaj ne duhet t’i puthim duart të gjithë atyre që na dhanë ato vota jo për karrige, por për atë forcë që ne të realizonim negociatat”, tha Rama.
