Ndryshime në ministri, ish-drejtoresha e AKVMB emërohet zv.ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Tana Kika ish drejtoreshë në Agjencinë Kombëtare të Veterinarisë dhe të Mbrojtjes së Bimëve, është emëruar në postin e zv.ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e fundit të zhvilluar nga qeveria në Kryeministri.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se Kika u pezullua nga detyra si drejtoreshë e AKVMB në vitin 2022, pas një rasti të gripit të shpendëve në një pulari në Durrës.

Krahas këtij vendimi, me firmën e kryeministrit Rama është liruar nga detyra e zv.ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Blerta Rama.


Shtuar 6.05.2026 20:48