Ervin Salianji, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, denoncoi garën fiktive në Partinë Demokratike, ku Sali Berisha nuk pranon asnjë kandidat.
Salianji u tregua mjaft i ashpër, duke deklaruar se Berisha “ka nevojë për psikiatër”, ndërkohë që e quajti të braktisur nga demokratët dhe pengesa kryesore për rrotacionin politik.
Të lidhura
None found
“Është në gjendje të rënduar psiko-emocionale. Edhe pse është doktor vetë, ka nevojë të vizitohet te psikiatri. Mund të qeshim por nuk ka politikë dhe demokraci, jemi në regjimin Rama-Berisha. Shikoni qesharakëzimin përtej çdo imagjinate, del dhe flet për garën, por Sali Berisha është kandidat, thotë përjashtoj kandidatët e tjerë në garë. Ka ngritur gjasme një komision, që e quan KOKE, ky komision duhet të thoshte kandidatët nuk plotësojnë kriteret. Vetë Saliu si kandidat, del dhe nuk pranon kandidatë.
Ai duhet të dalë të flasë për veten, pse nuk plotëson kriteret, por del dhe vazhdon me elementë të tjerë, që mund të ishin në garë me doktorin, të ishin të pritshme deklarimet elektorale që ai bën, krimi dhe këto. Ai thotë Salianji në burg rrinte me të burgosur. Po unë me qejf do doja të rrija me Kadarenë, por aty në burg me të burgosur rri, jo me akademikë. Unë isha me detyrim aty, nga qejfi i Ramës dhe Berishës. Rama më izoloi dhe më hoqi mandatin. Ky tjetri kandidimin.
Aty ka 900 të burgosur, Pëllumb Gjokën donte ta takonte Berisha, por nuk e takoi sepse i tha gardianit, e kam ndihmuar në zgjedhjet lokale dhe më gënjeu.
Tani vijmë te disa elementë të tjerë, ai thotë Gysi, ky… Unë e përmend, them Berisha ka një dosje, dosja e AKSHI. Unë e përmend Agasin si njeri të kapur në krim nga SPAK. Berisha pse nuk e përmend Ermal Beqirin, që është bashkë me Ergys Agasin? Pse nuk e përmend Ermal Beqirin? Dini gjë? Ka edhe nja 10 emra të tjerë aty. Pse nuk e përmend kur u dogj pallati, këtë Lilon e pallatit që u dogjën? Nëse unë jam kapur nga njeri nuk kam guxim ti përmend. Unë nuk kam asnjë lidhje që më kap dot mua.
PD me Sali Berishën ka rezultatin me të dobët historik që nga 1997. Është pengesa për bashkimin e opozitës dhe fati i Ramës për të qëndruar në pushtet.
Pse nuk bën garë Berisha? Është i braktisur nga demokratët. Ishte në Dibër, bastion demokrat mezi kishte 200 veta, edhe një pjesë nga Tirana.
Në salla ka më pak njerëz se unë. Në reagim publik, shiheni është e matshme. Nuk ka njeri që i rri afër, që në tavolina mos e degjenerojë, pa thënë e ka biznes partinë, nuk fitohet kurrë me këtë, e shfrytëzon partinë për të bërë para.
Nëse do të ishte kriter lidhja me krimin, Berisha është non grata në Britani dhe SHBA. Dosja e gjykatës në Britani thoshte Sali Berisha është personazh politik që ka lidhje me krimin e organizuar dhe i ka përdorur lidhjet për influencë politike, për të qëndruar në pushtet. Guxon ky të tentojë të më bëjë pis. Unë kam bërë burg për shkak se kam denoncuar kriminelët.
Tani si mund të flasë një njeri që ka shktarruar kulturën demokratike, që mund të ketë një vend?
Ai mban peng PD-në dhe shoqëronë. Shoqëria ështe e pakënaqur me qeverinë e Ramës, por kur vendoset para gogolit Berisha, Rama duket se fiton zgjedhjet.
Opozita fiton me kartë morale. Ne kërkojmë Ramës të bëjë zgjedhje të ndershme, po Sali kolltuku çfarë bën? Vjedh zgjedhjet hapur. Nuk ka politikë, ai thotë kam partinë, kam vendosur hurin këtu dhe rri për interes personal”, deklaroi Salianji.
