Standardet e dyfishta të Berishës me dosjen e Ballukut?- Kreu i demokratëve: Aty s’jam palë, por ka bashkëpunëtor të drejtësisë, janë të çmuar

Ditën e sotme, kryetari i demokratëve, Sali Berisha ishte sot në SPAK për të zbatuar masën detyrim paraqitje. Pas daljes nga dyer të prokurorisë, Berisha lëshoi ‘lumë’ akuzash ndaj ish kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili kryeson dosjen hetimore ndaj tij.

Por Berisha është pyetur sot për dosjen e nxehtë të Belinda Balluku, të cilët demokratët e disponojnë të plotë dhe jo në pak raste bënë me dije se ajo është rreth 16 mijë faqe.
Berisha është pyetur nga gazetarja Klodiana Lala për arsyet pse Berisha përdor standarde të dyfishta, pasi në rastin e gjyqtares Irena Gjokës dhe prokurorit Altin Dumanit ky i fundit nuk nguron të publikojë materialet e dosjeve hetimore, ndërkohë që për rastin e Ballukut, PD ka ‘kyçur’ gojën.

Jo në pak raste dhe eksponentët  të PD të larguar nga Berisha, e akuzojnë këtë të fundit se ka ai dhe familjarët e tij kanë përfituar leje, licenca apo tendera nga ish zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që pyetjes pse nuk e publikon Berisha këtë dosje, e cila është cilësuar si ndër më të fortat dhe që mund të fundosë qeverinë Rama, ky i fundit pas disa gabimeve në artikulim ka dalë me justifikimin se, “po kërkon të mbrojë bashkëpunëtorët e drejtësisë që janë të përfshirë në dosje”.

Klodiana Lala: Keni një dosje tjetër sekret për dosjen Balluku dhe PD nuk po e bën të ditur, pra po mbani dy standarde në rastin konkret?

Berisha: Në atë dosjen Balluku, po të ishte Sali Berisha paditësi në mënyrë absolute do ta mbaja sekret. Këtu jam palë. Aty ka bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe unë nuk pranoj që ata të tradhtohen. Për mua bashkëpunëtorët e drejtësisë janë shumë të çmuar, pavarësisht se kanë bërë gabime, por në fund të fundit i kanë thirrur vetes dhe i kanë shërbyer shoqërisë me dëshminë e tyre.

Ata që kërkojnë që ne të nxjerrim të penduarit dhe dëshmitarët e drejtësisë, ata gabohen dhe nuk do ta gjejnë kurrë këtë. Ne jemi për procesin e hetimit mbështetje totale dhe ne vlerësojmë cilindo që kontribuon.

Si më thua, të marr të nxjerr dëshmitarët e drejtësisë në pazar? Aty ka të penduar të drejtësisë dhe unë nuk jam kurrë që të dalin të penduarit e drejtësisë dhe jam për mbrojtjen e tyre.


Shtuar 4.05.2026 11:05