Tragjedia në Durrës/ Nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu mbërrin pranë familjeve të dy viktimave

Ditën e sotme, pritet të përcillen në banesën e fundit dy të miturit që humben jetën tragjikisht ditën e djeshme në Durrës për shkak të një aksidenti, ku Nikoll Radaçi, humbi kontrollin e mjetit të tij dhe përplasi tre fëmijë në trotuar.

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, ka mbërritur pranë familjeve, ndërsa ngushëllime pranë familjeve ka bërë dhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Lefter Koka.

Të lidhura

None found

Sipas raportimit të korrespondentes së Top Channel, Vali Qyrfyçi, në orët në vijim pritet edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

Fatmirësisht, sipas raportimeve të fundit, fëmija i plagosur ka arritur të kalojë rrezikun për jetën dhe do të vazhdojë të jetë nën kujdesin e mjekëve.