Tentoi t’i shpëtonte policisë duke vrapuar, arrestohet 19-vjeçari që mbante armë zjarri

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi është konstatuar se mbante armë zjarri dhe sende të tjera të paligjshme.

Të riut me iniciale B.H., i cili tentoi t’i shpëtonte policisë duke u larguar me vrap, gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Të lidhura

None found

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë edhe mikut i tij, i riu me iniciale E. Ç., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Njoftitmi i policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, pas mesnate, në lagjen “Guerile”, gjatë patrullimit, kanë konstatuar 2 shtetas, të cilët, sapo kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar me vrap.

Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. Ç., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 2.05.2026 11:11