Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, njoftoi vendimin në lidhje me Ernest Muçin, e ardhmja e të cilit me ekipin ishte e pasigurt.
Muçi, i cili pati sezonin më të mirë në karrierën e tij me Trabzonsporin si i huazuar nga Besiktas, e konfirmoi zyrtarisht situatën e tij vetëm 10 ditë para se të skadonte opsioni në kontratën e tij.
Të lidhura
None found
Dogan tha sa vijon në lidhje me transferimin e Muçit: “Është një vendim teknik. Nëse trajneri ynë thotë se Muçi duhet të qëndrojë në Trabzon, atëherë klubi i Trabzonsporit do të bëjë pjesën e vet. Mendoj se duhet të paguhen rreth 7.5 milionë euro. Nëse ka ndonjë gabim, do ta korrigjojmë…”
Sulmuesi shqiptar i cili u huazua nga Beshiktashi me opsion blerjeje, pati sezonin më të mirë në karrierën e tij, duke kontribuar me 13 gola dhe 8 asiste në 37 ndeshje.
