Gjykata Kushtetuese ka zbardhur pasditen e sotme vendimin e arsyetuar të datës 30 Qershor ku rrëzoi Kuvendin e Shqipërisë, duke shfuqizuar një nen të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, të preferuarit e kryetarit të partisë kishin më shumë shanse të bëheshin deputetë, ndërsa të tjerët duhet të thyenin atë që u quajt “herës”.
Vendimi i gjykatës erdhi pas një padie të bërë nga Astrit Patozi dhe Myslym Murrizi. Gjyqtari Altin Binaj ka qenë kundër shumicës duke deklaruar në vendimin e arsyetuar se “kriteri i proporcionalitetit nuk rezulton i cenuar dhe prandaj duhet të ishte vendosur rrëzimi i kërkesës”.
Me shfuqizimin e këtij neni nga Kodi zgjedhor, në të ardhmen, deputeti që fiton numër më të madh votash futet në parlament pavarësisht renditjes. Pra, lista bëhet tërësisht e hapur. Megjithatë, duhet parë si imponohet Kuvendi ta korrigjojë ligjin pasi Gjykata Kushtetuese ta ketë arsyetuar ligjin./ Abcnews.al