Fermerët e Korçës si çdo vit po hedhin prodhimet e tyre të pashitura. Edhe këtë sezon, një pjesë e prodhimit të qepës ka mbetur pa shitur.
Në mungesë të tregut dhe me çmime shumë të ulëta, ata janë detyruar ta hedhin prodhimin në anë të lumenjve apo në vende të tjera.
Të lidhura
None found
Sipas fermerëve, kostoja e prodhimit është rritur ndjeshëm, duke përfshirë çmimet e plehrave kimike, karburantit dhe fuqisë punëtore.
Megjithatë, çmimi me të cilin ofrohet qepa në treg nuk arrin të mbulojë as shpenzimet bazë.
Situata rëndohet edhe më shumë nga mungesa e pikave të grumbullimit dhe konkurrenca nga importet, të cilat sipas tyre po e bëjnë të pamundur shitjen e prodhimit vendas.
Kjo situatë e cila po kthehet në rutinë të përvitshme rrezikon jo vetëm të ardhurat e familjeve fermerë, por edhe vetë qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor në zonën e Korçës.
