Së fundmi, gjatë një interviste për kanalin italian në YouTube “Cult Pop”, në prag të koncertit të saj në Milano më 10 maj, artistja Elvana Gjata, u pyet drejtpërdrejt për mundësinë e një rikthimi.
Një mesazh me mbishkrimin “Eurovision 2027?” mjaftoi për të nxitur reagimin e saj.
Të lidhura
None found
Ajo shpjegoi shkurtimisht se Shqipëria përzgjedh përfaqësuesin përmes Festivalit të Këngës në Tiranë, një format që e krahasoi me Sanremo-n italian.
Ndërkohë, nuk mungoi as një deklaratë që ndezi menjëherë entuziazmin e fansave. Sipas saj, ndoshta tentativa e tretë mund të jetë ajo e suksesshmja.
Elvana ka qenë pjesë e Festivalit të Këngës në edicionet e 58-të dhe 63-të, ku synonte biletën për në Eurovision 2020 dhe 2025, por në të dyja rastet u rendit e dyta, pas Arilena Arës dhe grupit Shkodra Elektronike.
