Shlyejnë dënimin prej 4 vitesh burg/ Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Lirimi i tyre vjen si pasojë e kohës së gjatë të kaluar në paraburgim, që nga arrestimi në vitin 2023, çka ka bërë që dënimi të konsiderohet i shlyer pothuajse plotësisht.

Klodian Rrjepaj dheIlir Rrapaj u dënuan nga GJKKO me nga 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim dokumentesh”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 4 vite për secilin.

Të lidhura

None found

Rrjepaj dhe Rrapaj u shpallën fajtorë për shkeljet në procedurat e koncesionit të sterilizimit, një kontratë me vlerë rreth 100 milionë euro në sektorin e shëndetësisë, por u shpallën të pafajshëm për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”.

Sterelizimi

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.


Shtuar 17.04.2026 17:33