Situata te Milani nuk është më e qetë. Rezultatet e fundit kanë zhdukur euforinë që kishte në pjesën e parë të sezonit dhe tani në klubin kuqezi po mundohen që të shpëtojnë atë që është objektivi i vërtetë i edicionit, kualifikimin në ligën e Kampioneve pa të cilën ky do të cilësohej një sezon i dështuar.
Dështimi zakonisht ka faturë dhe atë pritet ta paguajë Masimiliano Alegri. “Corriere Dello Sport” bën të ditur se mes palëve tashmë ka një ngricë të mirëfilltë dhe se kanë filluar zëra për largimin e tij nëse nuk arrihet objektivi i Champions.
Të lidhura
None found
Por edhe nëse arrihet, Alegri mund të vendosë të largohet vetë, duke parë se nuk është më aq i dashur për drejtuesit edhe tifozët e klubit që nuk i kanë kursyer kritikat.
Nëse ekipi nuk arrin Champions, faturën mund ta paguajë edhe Igli Tare.
I njëjti burim insiston se në klub po diskutohen emra të drejtuesve të tjerë sportiv që janë të lirë dhe mund të kërkohet një riorganizim në sferat drejtuese, për të synuar kthimin e skuadrës në pretendente për titull, gjë që qartësisht nuk është aktualisht.
