Dyshohet se rrëmbyen dhe vranë 23-vjeçarin Renis Dobra, GJKKO lë në burg 4 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të dyshuarit si autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra.

Masa e sigurisë është lënë në fuqi pa ndryshime për të dyshuarit Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve të mediave, Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se nuk ekziston asnjë shkak ligjor për shfuqizimin apo zëvendësimin e kësaj mase sigurie.

Hetimet tregojnë se vëllezërit Bushgjokaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Çakrri, dyshohet se janë autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së të riut.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit.

Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.


Shtuar 13.04.2026 17:16