Në një reagim të fundit, presidenti amerikan Donald Trump, ka kritikuar ashpër Iranin për mënyrën se si po menaxhon qarkullimin e naftës në Ngushtica e Hormuzit, duke e cilësuar situatën si problematike dhe të papranueshme.
Trump akuzoi Teheranin për dështim në garantimin e kalimit të lirë të naftës në këtë pikë kyçe strategjike.
Të lidhura
None found
“Irani po bën një punë shumë të keqe dhe disa do të thoshin të pandershme në lejimin e kalimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi!”, është shprehur ai.
Megjithatë në një intervistë për NBC, Trump tha se ishte “shumë optimist” se një marrëveshje me Teheranin ishte e arritshme.
Ai pretendoi se udhëheqësit e Iranit “flasin shumë ndryshe kur je në një takim sesa me shtypin. Ata janë shumë më të arsyeshëm”.
Trump shtoi se; “ata po bien dakord për të gjitha gjërat për të cilat duhet të bien dakord. Mos harroni, ata janë pushtuar. Ata nuk kanë ushtri”.
