Deputeti demokrat Saimir Korreshi, mori fjalën nga vendi në seancën e sotme plenare, teksa me tone ironike kritikoi ministren e Shëndetësisë Evis Sala, e cila nuk ishte e pranishme në sallë.
Korreshi theksoi se ministrja nuk po vjen në Kuvend dhe mbase duhet kërkuar te “Njerëz të Humbur”.
Të lidhura
None found
Sipas tij, ajo ndoshta nuk e di që është ministre dhe nuk ka idenë se ç’ndodh në spitalet shqiptare dhe me çmimet e ilaçeve.
Korreshi: E para njëherë a është mirë ajo? Duhet pyetur nga shëndeti. A është mirë se kemi bërë merak? E di ajo që është ministre apo nuk e di? Nuk mund të braktiste kuvendi kështu. Nuk pret sëmundja si thotë ajo në fund të vitit. Nuk pret. Dhe po që se nuk e dini ku është ta shpallim njerëz të humbur. Ilaçet nuk e dinte që ishin shtrenjtuar.
Ça bën kjo ministrja e shëndetësisë? Për të marrë sot urgjencë mi bie 127 të lidh me Tiranën pastaj kismet të marri atë të Lushnjes. Nuk doja të provoja me njerëzit e shtëpisë se ç’është shëndetësia. Thojini asaj çfarë ndodh te spitalet shqiptare se nuk e di. Të rrijë 1 orë e gjys një pacient se nuk ka kardiolog. Nuk ka as pambuk në Lushnje, as dorashka. Kush mban përgjegjësi? Zhvendoset spitali dhe nuk del leja e ndërtimit. Si i trajtojmë njerëzit si stallë derrash? Njoftojeni të paktën për rrogën që i ka kaluar?
