“Sa vite ka një shekull?” Veleshnja ironizon sërish banorët e BBV

Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga momentet më të komentuar të Big Brother, duke ironizuar Selin, finalisten e këtij sezoni. Përmes një postimi në Instagram, ai bën një pyetje të drejtpërdrejtë, plot ironi, duke rikthyer kujtesën te sfida që u bë virale disa javë më parë.

Gjatë një sfide në shtëpinë e Big Brother, banorët u përballën me pyetje të thjeshta, si “emri i Nënë Terezes” dhe “Sa vite ka një shekull”. Megjithatë, shumica nuk arritën të japin përgjigje të sakta, duke shkaktuar reagime të shumta dhe diskutime të gjata në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Ironia e Veleshnjës duket se është një përgjigje ndaj komentit të opinionistes Monika Kryemadhi, e cila gjatë mbrëmjes së fundit të Big Brother i kujtoi Selinit këtë sfidë. Ky koment u perceptua si një aluzion për mungesën e njohurive të përgjithshme të Selinit, pavarësisht arritjes së saj në finale.

Postimi i Veleshnjës përdor simbolikën e pusetës, duke e shndërruar atë në metaforë për “vjetërsinë” dhe “mungesën e dijes”. Ky lloj humori ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke rikthyer në qendër të diskutimit momentet më të komentuar të sezonit.

Sakaq, rikujtojmë që Selin është finalistja e parë e këtij edicioni. Se kush do i bashkohet, kjo mbetet për t’u parë në Prime-n e rradhës.


Shtuar 8.04.2026 15:15

Tags: ,