Një makinë ka marrë flakë në tunelin e Kalimashit. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shuar flakët. Fatmirësisht nga incidenti nuk ka mbetur i lënduar asnjë njeri.
Mësohet se makina i përkiste një shtetasi amerikan që jetonte në Serbi. Lëvizja në tunel është bllokuar në sensin që vjen për Tiranë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkaq hetimet kanë nisur për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com