PAMJET/ Flet për herë të parë babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj: Djalin ma kanë ekzekutuar në Durrës, por vetëm SPAK-u nuk e di

Për herë në Gjykatën e Posaçme, është paraqitur Mustafa Martini ku ishte prezent për seancën e pasurive të djalit tij Ervis Martinaj, i njohur si “bosi i lojërave të fatit”.

Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, seanca nuk u zhvillua për mungesat në sallë të prokurorëve të çështjes.

Të lidhura

None found

Jashtë seancës, pa kamera, Mustafa Martini, u shpreh mbi zhdukjen e djalit të tij.

Mustafa Martini:Të gjithë e dinë për djalin tim. Vetëm SPAK-u dhe mediat nuk e dinë. Djali më është ekzekutuar në Durrës. Kam ardhur vetë në SPAK me iniciativën time, por këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë kaluar Prokurorisë së Kurbinit. Nuk jam interesuar për më tej se nuk kam fuqi as të merrem më dhe pas për hakmarrje. Jam invalid dhe kam bërë disa ndërhyrje. SPAK-u merret me vogëlsira dhe jo me gjëra të mëdha”.

 

 

Sakaq, për Ervis Martinajn, ende nuk ka asnjë rezultat. SPAK-u ka administruar disa komunikime në “Sky”, por ende nuk ka asnjë provë të re për zhdukjen e tij.