Rritja e çmimit të naftës për shkak të luftës me Iranin, Trump: Nuk është aq keq sa e mendoja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka minimizuar rritjen e çmimeve të naftës dhe ndikimin në tregun e aksioneve të shkaktuar nga lufta me Iranin, duke sugjeruar se situata nuk ishte aq e keqe sa kishte pritur.

“Sinqerisht, mendova se çmimet e naftës do të rriteshin më shumë dhe tregu i aksioneve do të binte më shumë. Nuk ishte aq keq sa mendoja”, tha Trump gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

Të lidhura

None found

Po ashtu presidneti argumenton se rritja e çmimit të naftës, është frenuar për shkak të besimit ndaj tij.

“Mendoj se ata kanë besim tek ndoshta presidenti amerikan dhe ndoshta njerëzit që janë ulur rreth kësaj tryeze”, shtoi ai.

Trump parashikoi që çmimet e naftës “ndoshta… të rriten pak më shumë”, por tha se “gjithçka do të kthehet aty ku ishte dhe ndoshta do të jetë më e ulët”.


Shtuar 26.03.2026 16:45