Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Fat të mbarë, bëni histori sonte!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën dhe Shqipërinë përmes një postimi në Instagram, në prag të ndeshjeve të rëndësishme që zhvillohen sot në Varshavë dhe Bratislavë.

Në mesazhin e saj, ajo u ka uruar fat të dyja përfaqësueseve, duke shprehur shpresën që të bëjnë histori dhe të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës.

Të lidhura

None found

“Fat të mbarë, shpresoj të bëjnë histori dhe të kualifikohen në Kupën e Botës këtë vit”, shkruan Rita Ora.

Postimi është shoqëruar me një imazh ku shfaqen futbollistët e të dyja kombëtareve, së bashku me mesazhet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”.

Sonte nga ora 20:45, Kosova përballet me Sllovakinë, ndërsa Shqipëria me Poloninë.


Shtuar 26.03.2026 11:36

Tags: