Procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, hyn sot në fazën finale. Në orën 09:30, komisioni i vlerësimit në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga Silva Caka, Kledia Ngjela dhe Eduart Merkaj, do të intervistojë kandidatët e mbetur në garë pas shqyrtimit të dosjeve.
Nga 16 aplikantë fillestarë, dy kandidatet Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, u skualifikuan për mosplotësim të kritereve ligjore.
Pas intervistave, kandidatët do të renditen sipas pikëve, por vendimi final i takon ministrit Besfort Lamallari.
Ky i fundit, brenda 48 orësh, do t’i propozojë Këshillit të Ministrave emrin e përzgjedhur, i cili nuk është e thënë të jetë domosdoshmërisht ai me pikët maksimale.
Gara, e cila tërhoqi interes nga drejtues qarqesh dhe akademikë të sigurisë, synon të plotësojë vendin e lënë vakant nga dorëheqja e Ilir Prodës.
Aktualisht, Policia e Shtetit drejtohet përkohësisht nga Sokol Bizhga.
Lista e plotë:
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Tonin Vocaj
