Parashikimi i motit 23 Mars 2026, reshje shiu dhe shtrëngata

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Gradualisht, në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në Jug dhe lokalisht në Verilindje në male.

Në relievet malore në Veri-Lindje-Juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 1-2 ballë.


Shtuar 23.03.2026 07:26