Parashikimi i motit 19 Mars 2026, vranësira të dendura dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët, priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur prezente deri në orët e mesditës me intensitet të ulët në qendër dhe Jug të vendit.

Në zonat malore në Verilindje-lindje-juglindje në lartësinë mbi 1200 metra reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s.

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-4 ballë.


Shtuar 19.03.2026 07:25