“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” janë skeptikë në lidhje me pëlqimin e Brikenës ndaj Mateos. Shumica prej tyre mendojnë se ky i fundit mund të ketë pëlqim real ndaj saj, por shtojnë se banorja po e përdor një gjë të tillë për lojë. Ditën e sotme është publikuar në faqen zyrtare të BBV në “Instagram” një video e Rogertit te Dhoma e Rrëfimit. Ai shprehet se Brikena e ka strategji loje dhe e ka lënë pikërisht për në fund.

Sipas tij, ajo nuk ka pikë pëlqimi për banorin. Ai vijon duke thënë se Mateo është dhëndri tipik shqiptar që e do nusen si dhi të egër. Nga ana tjetër, ai shton se Brikena është si ato nuset që do të martohet me zor.

“Brikena e ka vetëm strategji loje, e ka lënë bash në fund. Nuk ka pikë pëlqimi Brikena për Mateon, mos të lërë nam kush e mendon atë gjë. Po normal se Mateo është dhëndri tipik shqiptar që e do një nuse që është si dhi e egër. Kjo është nga ato nuset që do të martohet me zor, supozohet, kanë nejt një vit pa bërë seks dhe i del fëmija pas dy viteve”, tha Rogerti te Dhoma e Rrëfimit.


Shtuar 18.03.2026 15:57

Tags: ,