A do të kandidojë sërish për kreun e PD-së? Ja si përgjigjet Berisha (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur këtë të martë në lidhje me zgjedhjet për kryetar që pritet të zhvillojë kjo forcë politike më 23 maj.

I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e garës për të drejtuar PD, Berisha nënkuptoi se do të ishte dhe se një gjë e tillë është e pashmangshme.

Pyetje: A konfirmoni ju pjesëmarrjen në këtë garë?

Berisha: A mund të më thuash ti kush të tha jo, si e bën këtë pyetje?!

 


Shtuar 17.03.2026 13:31

Tags: , , ,