Lufta në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është futur në javën e saj të tretë.
Mbrëmjen e ditës së djeshme presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ushtria amerikane kishte goditur të gjitha objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Kharg, ishull nga ku Irani nis 90% të eksporteve të naftës.
Presidenti gjithashtu kërcënoi se do godiste infrastrukturën iraniane të naftës nëse Teherani nuk lejon lëvizjen e lirë të anijeve të mallrave dhe të naftës e gazit natyror në ngushticën e Hormuzit.
Ndërkohë pas sulmit në Ishullin Kharg, Irani u përgjigj duke goditur ambasadën amerikane në Irak, ku nuk raportohet se ka të lënduar.
Ndër të tjera CNN raportoi ditën e djeshme se Teherani po shqyrton mundësinë e lejimit të kalimit të anijeve të naftës në Ngushticën e Hormuzin, por me kushtin që ngarkesat të tregtohen në juan kinez.
