Me mua përfundon me kanun/ Debate të forta në “Big Brother“, çfarë ndodhi mes Gimbos dhe Rogertit?

Mbrëmjen e djeshme, Gimbo dhe Rogerti, kanë patur debate të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku nuk kanë munguar ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Gimbo i ka kujtuar Rogertit historitë e tij personale që i ka thënë vetë ai. Banori nuk e ka kundërshtuar, vetëm i thoshte ku e kishte gabim.

Ndërkohë në një moment, Dj Gimbo iu drejtua duke i thënë se për shpifjet që ka bërë, me të jashtë do të shihet në gjyq.

Më pas ai shton se për çështjen e kafes që Rogerti i përmend, do të përfundojë me kanun.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Të paktën unë nuk ja fus xuxuk për qetësim

Gimbo: Diçka të kallëzoj unë, për shpifjet e tua që ke bërë ti, jashtë shihesh në gjyq me mua

Rogerti: Për ty në gjyq?

Gimbo: Për punën e kafes

Rogerti: Nuk ka gjyq që më ndal mua me pi kafe me ty o zotëri

Gimbo: Jo, jo, këtu nuk e fus ligjin fare unë

Rogerti: Do të pimë kafe para gjyqit ne o vëlla

Gimbo: Këtu punë i mbaroj me kanun unë


Shtuar 13.03.2026 15:39